UBT News

​VV del me sqarim lidhur me subvencionimin e energjisë elektrike për familjet në nevojë

Në kuadër të masave mbështetëse për qytetarët Qeveria e Kosovës do të subvencionojë në pjesë të faturës së rrymës elektrike për familjet që preken më shumë nga kriza energjetike, ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje.

Në një komunikatë të postuar në Facebook thuhet se subvencionimi i energjisë elektrike, sipas ligjeve në fuqi, do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema/pensioni përkatës.

Në lidhje me këtë masë sot është publikuar sqarimi lidhur me subvencionimin e energjisë elektrike për familjet në nevojë.

Subvencionimi i energjisë elektrike bëhet për familjet me asistencë sociale dhe kategoritë e pension-marrësve: familjet në skemën e ndihmës sociale; familjet e dëshmorëve të UÇK-së; familjet e Viktimave Civile; familjet e të zhdukurve; invalidët e luftës; personat e verbër; personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

Këto kategori nuk kanë nevojë që të aplikojnë për të përfituar nga ky subvencionim, përfundon komunikata.

Exit mobile version