UBT News

​Vuçiq urdhëron rritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë dhe policisë serbe

Presidenti serb, i cili është edhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar që ushtria dhe të gjitha njësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, ka bërë të ditur ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq. 

Mbrëmjen e 26 dhjetorit, Vuçeviq tha se Vuçiq ka urdhëruar që Forcat e Armatosura të Serbisë të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, gjegjësisht gatishmërisë deri në nivelin e përdorimit të forcës së armatosur, shkruajnë mediat serbe. 

“Presidenti i Serbisë, si komandant i Përgjithshëm, ka urdhëruar sonte që Forcat e Armatosura të Serbisë të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, gjegjësisht gatishmërisë në nivelin e përdorimit të forcës së armatosur, gjegjësisht potencialit të armatosur të Forcave të Armatosura të Serbisë”, tha ai.

Ai tha se rritja në nivelin më të lartë të veprimit nga ushtria serbe bëhet për të “mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe për mbrojtur të gjithë qytetarët e Serbisë, duke parandaluar terrorizmin dhe terrorin ndaj serbëve kudo që jetojnë”.

Ai pretendon se Serbia është e vetmja palë e interesuar për të biseduar, për marrëveshje politike, për t’u takuar qoftë edhe një mijë herë derisa të gjendet ndonjë marrëveshje”. Ndërkohë që i ka mveshur Kosovës se po synon të ngre tensionet në veri të vendit.

“Nuk ka arsye për panik, por ka arsye për shqetësim, sepse duket se Serbia është e vetmja e interesuar për të biseduar, për marrëveshje politike, për t’u takuar qoftë edhe një mijë herë derisa të gjendet ndonjë marrëveshje dhe zgjidhje. Pala tjetër është duke bërë vazhdimisht lëvizje të njëanshme, e ngre atë nivel të tensionit dhe vazhdimisht çon në përshkallëzim të mëtejshëm”, ka thënë ai. 

Ndërkohë, bandat kriminale serbe sot kanë ngritur edhe dy barrikada të tjera në veri të vendit, duke bllokuar kështu lëvizjen e lirë të qytetarëve në Mitrovicë të veriut dhe në Zveçan.

Ndërsa gjykatësit shqiptarë janë shpërngulur nga veriu në jug të Mitrovicës për shkak të pasigurisë dhe pamundësisë së lëvizjes së lirë, pas vendosjes së barrikadave më të reja sot në atë pjesë të Mitrovicës.

Exit mobile version