UBT News

​Vuçiq: Kam qenë për rishkrimin e kufijve por jo më

BELGRADE, SERBIA - MAY 06: Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic addresses the nation in Belgrade, Serbia on May 06, 2022. (Photo by Milos Miskov/Anadolu Agency via Getty Images)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se rishkrimin e kufijve me Kosovën dikur e ka parë si zgjedhje, por shtoi se këtë nuk e mendon më, pasi “rrethanat tani kanë ndryshuar”.

Vuçiq i bëri komentet në një seancë të Kuvendit të Serbisë, ku për të dytën ditë me radhë u diskutua për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve se cila është zgjidhja e tij për Kosovën, Vuçiq tha se situata politike ka ndryshuar “jo vetëm me vullnetin tonë, por edhe me vullnetin e fuqive të mëdha”. “Pozicioni nuk mund të jetë i njëjtë para dhe pas vitit 1999, as pas vitit 2008, as pas vitit 2010”, tha Vuçiq duke shtuar se “disa veprime e kanë vështirësuar pozitën e tij”.

Nuk po fsheh asgjë, kam menduar se demarkacioni i kufirit është zgjidhje. E kam kuptuar se kjo është e pamundur, sepse të gjithë më jeni hedhur në kokë”, tha Vuçiq, pa dhënë detaje se si e sheh zgjidhjen. Ideja e ndryshimit të kufijve, si zgjidhje e mundshme për mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, është shpalosur në vitin 2018 nga vetë presidentët e atëhershëm të këtyre dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq./REL/

Exit mobile version