Një person ka mbetur i plagosur pasi ishte qëlluar me revole në këmbë nga një person në Prizren. Rasti ka ndodhur të martën dhe sipas Policisë së Kosovës viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa dy persona që ndërlidhen me rastin janë dërguar në mbajtje.
Në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës ka konfiskuar një revole me gjashtë fishekë.
Rasti është nën hetime.