Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Evropian nuk do të dorëzohet dhe qëndroni bashkë në luftimin e krizës energjetike.
“Bashkimi Evropian asnjëherë nuk do të dorëzohet, jemi këtu së bashku sepse jemi një bashkim energjetik. Jemi krah për krah me ju, me unitet dhe solidaritet do ta trajtojmë këtë krizë. Për ju është me rëndësi të keni qasje në blerje të gazit, duhet ti bashkoheni edhe përpjekjeve për blerje të gazit, do të përfitoni edhe nga propozimet dhe diskutimet ligjore që i kemi në BE lidhur me tavanin për çmime të gazit. Po përpiqemi që të çmimet të mos shkojnë shumë larg meqë jemi një union energjetik dhe ju do të përfitoni nga kjo. Ne do t’ ju japim një grant prej 75 milionë euro për të mbështetur menjëherë bizneset dhe ekonomitë familjare të cënueshme”, tha presidentja e Komisionit Evropian, derisa shtoi se Kosova do të përfitojë edhe nga ndihma e BE-së për rajonin nga shuma prej 500 milionë euro.
Ajo gjithashtu përsëriti qëndrimin e Komisionit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Kosova i meriton vizat, i keni përmbushur të gjitha standardet. Tani kemi rikonfirmuar që i keni plotësuar të gjitha, detyra jonë është të bindim tërë Këshillin Evropian shumica janë në anën tuaj. Kërkohen shumë përpjekje diplomatike dhe sqarime, mund të llogarisni te ne në Komision sepse ne do të bëjmë çdo gjë që t’ju ndihmojmë në këtë drejtim”, tha ajo.