Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se propozimi franko-gjerman është mundësi e mirë të ecur përpara në dialogun Kosovë-Serbi.
Në konferencë për media të hënën në Prishtinë, Von Cramon tha se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, megjithatë nuk dha datë për heqjen e tyre. Ajo tha se përveç Francës edhe disa shtete të tjera anëtare kanë rezervat e tyre.
Krahas këtyre, Von Cramon tha se e ka argumente të mira për shtyrjen e afatit të vendimit për targat, megjithatë shtoi se kupton edhe vendosmërinë e institucioneve të Kosovës.