Një person është arrestuar në Pejë, pasi që i njëjti kishte vjedhur veturën e cila kishte qenë në parkingun e Bashkësisë Islame në Pejë, veturë e cila përdoret për bartjen e kufomave.
I dyshuari është ndaluar duke drejtuar veturën në Mitrovicën e Jugut.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.