UBT News

​Vjedhja e armatosur në Termocentralin Kosova A, roja u mbajt për 20 minuta nga të dyshuarit

Një vjedhje e armatosur ka ndodhur të hënën në Termocentralin Kosova A. Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar se persona të panjohur kanë mbajtur rojën e Teromcentralit duke e kanosur dhe fyer.

“Pasi të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes kanë vërejtur se mungon një pjesë e kabllos elektrike, vlera dhe sasia ende nuk dihet. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24-orësh.

Rasti është duke u hetuar.

Exit mobile version