Një vjedhje e armatosur ka ndodhur të hënën në Termocentralin Kosova A. Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar se persona të panjohur kanë mbajtur rojën e Teromcentralit duke e kanosur dhe fyer.
“Pasi të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes kanë vërejtur se mungon një pjesë e kabllos elektrike, vlera dhe sasia ende nuk dihet. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24-orësh.
Rasti është duke u hetuar.