Një person është arrestuar nën dyshimin se në një barnatore ka vjedhur një aparat për matjen e tensionit, dhe po ashtu ka kryer disa raste tjera të vjedhjeve në kohë të ndryshme.
Rasti ka ndodhur më datën 26.11.2021 në Prishtinë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.