Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ka ftuar kryeqytetasit që të dalin në mënyrë masovike për të votuar në raundin e dytë për zgjedhje lokale, për ta forcuar dhe për të dhënë shembull të demokracisë.
Vitia, i cili votoi paraditen e kësaj të diele në qendrën e votimit “Ali Sokoli” në Prishtinë, tha se dita e zgjedhjeve është thelbësore për demokracinë dhe shtetin e Kosovës.
“Dita e zgjedhjeve është thelbësore për demokracinë dhe shtetin tonë. Sot vendoset fati i kryeqytetit tonë prandaj është shumë e rëndësishme që secila dhe secili të marrin pjesë në këtë proces të votimit. Bëj ftesë që masivisht te gjithë bashkëqytetaret dhe bashkëqytetarët tonë të dalin në këto zgjedhje dhe ta forcojmë demokracinë, e të japim shembull ashtu siç kemi dhënë këto vitet e kaluara”, tha ai.
Sot po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë.