UBT News

​Vitia: Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe jetën e qytetarëve

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LVV, Arben Vitia ka votuar në shkollën “Ali Sokoli”, ku tha sot është një ditë e rëndësishme jo vetëm demokracinë, por edhe për jetët e qytetarëve.

“Pas një fushate të gjatë dhe fer nga kandidatët, sot eshtë një ditë shumë e rëndësishme jo vetëm për demokracinë por për jetët tona. Sot flasin qytetarët dhe është me rëndësi që qytetarët me verdiktin e tyre sot. Unë i ftoj qytetarët që të dalin sa më masovikisht në zgjedhje, sepse sa më masive aq më i fortë është verdikti i qytetarëve, të cilit i nënshtrohemi ne”, tha ai.

Sot po mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.

Exit mobile version