Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia mori pjesë në tryezën e organizuar nga USAID KMI ku temë diskutimi ishte “Plani dhe Rezultatet e Gradimit për Ministrinë e Shëndetësisë”.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Vitia falënderoi USAID KMI për mbështetjen në jetësimin e projektit për transparencë radikale në financa publike, prokurim dhe auditim në ministrinë e Shëndetësisë.
“Është zotim i imi si ministër që edhe nëse një gotë ujë paguhet me taksa të qytetarëve në Ministrinë e Shëndetësisë të bëhet publike. Faleminderit të gjithë atyre e në veçanti USAID DMI që po na ndihmojnë për të qenë sa më transparent me qytetarët. Gatishmëria e USAID për bashkëpunim e mbështetje për Ministrinë e Shëndetësisë, ka dhe do të ketë respektin e falënderimin e përhershëm nga ana jonë”, tha ndër të tjera ministri Vitia.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi në mes të ministrisë së Shëndetësisë dhe USAID DMI tashmë sektorët brenda ministrisë së Shëndetësisë janë duke u mbështetur në fushën e financave publike si: përmirësimi i planifikimit buxhetor me theks te veçantë përmirësimi në planifikimin e investimeve kapitale.