UBT News

​Vetura bie nga rrethrrotullimi në “Lakrishte”, tre të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime pasi një veturë ka rënë nga rrethrrotullimi në lagjen “Lakrishte” në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 03:00 të ditës së sotme (e hënë).

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, theksoi se të njëjti janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen ‘Lakrishtë’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahemti.

Më tej ajo ka theksuar se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

Exit mobile version