Ministri i Brendshëm Xheal Sveçla ka deklaruar se i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së ka kryer vetëvrasje.
Postimi i ministrit:
“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit, Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka thënë shkruar minsitri Svecla.