Ushtruesja e detyrës së shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka propozuar edhe dy pika për seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, që sipas saj, duhet diskutuar edhe për raportin vjetor e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të autoritetit rregullativ për komunikime elektronike dhe postare.
“Dua të propozojë dy pika shtesë të rendit të ditës të cilat bazohen në rregulloren e punës së Kuvendit, neni 42 pika 2. Në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje propozoj futjen në rend të ditës edhe të dy rekomandimeve të miratuara në komisionin parlamentar për ekonomi, industri dhe ndërmarrësi, i pari rekomandim ka të bëjë me raportin vjetor të punës së agjencisë kosovare të privatizimit, i dyti rekomandim ka të bëjë me raportin lidhur me emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të autoritetit rregullativ për komunikime elektronike dje postare ARKEP”, tha ajo.
Deputetët sot janë mbledhur në debat parlamentar lidhur me sistemin e arsimit në kushtet e pandemisë.