UBT News

​Veteranët vendosen edhe te hyrja prapa Kuvendit

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka bërë të ditur se një pjesë e protestuesve po pozicionohen në hyrjen tjetër të Kuvendit të Kuvendit.

“Ne nuk kemi punë me policinë, policia është e jona, ne kemi punë me qeveritarët dhe deputetë që kanë shkelur ligje”, ka thënë Klinaku.

Janë qindra veteranë që po protestojnë në hyrje të oborrit të Kuvendit. Ndërkohë është mobilizuar edhe Policia, pjesëtarët e së cilës po qëndrojnë në oborrin dhe ndërtesën e Kuvendit.

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, po protestojnë para Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës për të shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me miratimin e Projektligjit për rritjen e pagës minimale, por që lë jashtë rritjes pensionet e tyre.

Të martën Kuvendi i Kosovës miratoi në parim, me 68 vota për projektligjin që përcakton pagën minimale. Për kalimin e këtij projektligji ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës Serbe, ndërsa komunitetet e tjera joshumicë abstenuan. Projektligji është kundërshtuar nga opozita, e cila nuk mori pjesë në votim.

Për këto organizata, deputetët me miratimin e këtij projektligji kanë vepruar kundërligjshëm e kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Exit mobile version