UBT News

​Veteranët mbërrijnë për takimin me Kurtin

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sapo kanë arritur në objektin e Qeverisë për tu takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pas ftesës që ky i fundit u ka bërë dje.

Qëllimi i këtij takimi është diskutimi lidhur me pakënaqësitë e tyre për mospërfshirje të veteranëve në Ligjin për pagën minimale. Përveç ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL-së, Faton Kliniku ishte edhe Xhavit Jashari e të tjerë.

Dje mbi 8 orë veteranët kanë protestuar para Kuvendit të Republikës së Kosovës. Protesta ka qenë e qetë ndonëse në dy raste ka pasur tentim për të hyrë në Kuvend. E krahas protestës jashtë edhe brenda në Kuvendin e Kosovës opozita pengonte mbarëvajtjen e seancës. 

Exit mobile version