Një person ka pranuar trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë në rekreacion gjueti, nga pakujdesia është vetëplagosur nga një armë gjuetie.
Sipas Policisë së Kosovës, arma me 12 copë fishekë është konfiskuar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.