UBT News

​Vetëm për një javë katër raste të raportuara për dhunë në familje në Ferizaj

Vetëm për një javë janë raportuar katër raste të dhunës në familje në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Dy persona të dyshuar janë ende në kërkim policor, ndërsa dy të tjerë janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Raportohet se nga këto katër raste, tri janë raportuar në Ferizaj dhe një në Shtime.

“Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkoj, nga data 01-07/05/2023 janë raportuar 4 raste të dhunës në familje, prej tyre 3 raste janë raportuar në Ferizaj dhe 1 rast në Shtime. Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 2 persona janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa 2 persona tjerë janë në kërkim policor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Exit mobile version