Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Psikiatrisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, ndihmë mjekësore në ambulancën psikiatrike për të rritur kanë kërkuar 4450 pacientë.
Ndërkohë janë pranuar për trajtim të mëtejmë 362 raste.
Raste urgjente kanë qenë 1257, vizita ambulatore psikiatrike për fëmijë dhe adoleshentë kanë qenë 1652 raste.
Ndërkohe që vizita diagnostike psikologjike për te rritur kanë qenë 571, kurse vizita diagnostike psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë ka pasur 771.
Sa i përket Shërbimeve pedagogjike në Shërbimin e Psikiatrisë për Fëmijë dhe Adoleshentë gjithsej janë kryer 306 shërbime.