Një figurë e lartë e grupit militant islamik palestinez “Xhihad”, Khader Adnan, ka vdekur në një burg izraelit pas 86 ditësh të grevës së urisë.
Shërbimi izraelit i Burgjeve ka thënë se ai ishte gjetur pa ndjenja herët gjatë së martës. Ai ishte dërguar në spital, por përpjekjet për ta shpëtuar nuk treguan sukses.
Ky shërbim ka treguar se ai kishte refuzuar që t’i nënshtrohej testeve mjekësore, apo të merrte trajtim, shkruan BBC.
Pas vdekjes së tij, është njoftuar, se militantët shtinë me së paku tri raketa nga Rripi i Gazës, derisa askush nuk kishte pësuar lëndime.
Grupi, kishte paralajmëruar Izraelin se do të paguante “një çmim të lartë” për burgosjen e tij.
Khader Adnan, 44 vjeç, ishte akuzuar për përkatësi në një grup terrorist dhe nxitje dhe do të dilte në gjyq këtë muaj.
Adnani ishte nga Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe kishte qenë brenda dhe jashtë paraburgimit izraelit gjatë dy dekadave të fundit. Ai kishte qenë në grevë urie pesë herë.
Para vdekjes së tij, gruaja e tij Randa Mousa tha se ai “po refuzonte çdo mbështetje, duke refuzuar ekzaminimet mjekësore, ai është në një qeli me kushte shumë të vështira paraburgimi”.