UBT News

​Vdes një person si pasojë e aksidentit të djeshëm në Llukë të Deçanit

Një person ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë në një aksident trafiku i cili ka ndodhur të hënën në fshatin Llukë e epërme në Deçan.

Viktima fillimisht ishte pranuar në Spitalin Rajonal të Pejës e më pas ishte dërguar në QKUK në Prishtinë.

Ndërsa për aksidentin, Policia e Kosovës është njoftuar dje në mesditë rreth orës 13:15.

“Nё kёtё aksident ishin tё involvuara njё kamion dhe njё motoçikletё, deri te aksidenti ka ardhur pёr derisa i dyshuari nuk e ka respektuar shenjen e trafikut, ndalim i obliguar (STOP), i cili e godet motoçikletën duke i shkaktuar lëndime tё rёnda trupore”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Mëngjesin e sotëm, Policia është njoftuar nga mjeku kujdestar se viktima ka ndërruar jetë.

Ndërsa i dyshuari me vendim tё prokurorit është dërgua nё mbajtje pёr 48 orё.

Exit mobile version