Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Lubizhdë të Prizrenit. Shoferi i veturës dyshohet se ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur dhe ka goditur një mur.
Policia njofton se lëndime ka pësuar edhe shoferi i cili është duke u trajtuar në spitalin rajonal.
“Ka ndodhë një aksident trafiku deri sa ngasësi mashkull kosovar, dyshohet duke ngasur veturën në mënyrë të pa kontrolluar del jashtë rruge duke u rrokullisur ka goditur një mur. Si pasojë e aksidentit pasagjeri mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë. Po ashtu edhe ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./UBTNews