UBT News

​Vdes një grua në Drenas, kishte shenja dhune

Një femër ka ndërruar jetë në Drenas. Policia njofton se viktima ishte dërguar për tretman mjekësor por mjeku kishte konstatuar vdekjen e saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00, në Drenas.

Sipas mjekut viktima kishte shenja dhune në trup. Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është inicuar si hetim mbi vdekjen.

12.09.2022 – 13:00.Viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor, mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas mjekut, viktima ka shenja dhune në trup. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.

Exit mobile version