Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, vdiq sot në moshën 86-vjeçare. Berlusconi ishte duke u trajtuar në spitalin San Raffaele në Milano. Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset ishte 86 vjeç.
Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi 45 ditësh, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie.
Shëndeti i tij është përkeqësuar ndjeshëm viteve të fundit. Ndërkohë, kishte katër ditë që ishte duke u trajtuar në spital.