UBT News

​Vdes edhe një i burgosur

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka njoftuar se dje në Spitalin Rajonal në Pejë është konstatuar se i burgosuri R. M, i lindur me 21.06.1958 në Viti, ka ndërruar jetë.

KMDLNJ ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e të burgosurit dhe ka theksuar se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nevojë urgjente që brenda hapësirave që i ka ta ketë një spital për trajtimin e të burgosurve me të gjitha profilet profesionale të nevojshme për këtë . Ka hapësirë të mjaftueshme dhe nuk duhen mjete të mëdha për këtë.

“Të gjitha përpjekjet për të bërë zgjidhje deri më tani janë të dështuara sikur që është Instituti për Forenzikë Psikiatrike apo dhomat për të burgosur në QKUK”, thuhet në reagim.

Exit mobile version