Numri në rritje i figurave publike kineze, vdekjet e të cilëve po bëhen publike, po i shtyn njerëzit të vënë në dyshim numrin zyrtar të vdekjeve nga COVID-19.
Vdekja e Chu Lanlan, një këngëtare operistike 40-vjeçare, muajin e kaluar ishte një tronditje për shumë njerëz, duke pasur parasysh sa e re ishte.
Familja e saj tha se ishin të pikëlluar për “largimin e papritur” të saj, por nuk dhanë detaje për shkakun e vdekjes së saj.
Kina hoqi kufizimet anti-COVID në dhjetor dhe ka parë një rritje të shpejtë të infeksioneve dhe vdekjeve.
Ka raporte se spitalet janë mbingarkuar, shkruan BBC.
Por vendi ka ndaluar publikimin e të dhënave të rasteve ditore dhe ka njoftuar vetëm 22 vdekje nga COVID që nga dhjetori, duke përdorur kriteret e veta strikte.
Tani numërohen vetëm ata që vdesin nga sëmundjet e frymëmarrjes si pneumonia.