UBT News

​Vazhdojnë gjuatjet me armë zjarri

Në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt mbrëmë ka pasur gjuajtje me armë. Policët menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet.

“Mbrëmë, rreth orës 22:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar në një informacion se në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt ka gjuajtje me armë. Në lidhje me ketë policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet. Policët hetues kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar që ka shtënë me armë dhe si prova materiale, arma me tetë (8) fishek i janë sekuestruar”, thuhet në komunikatën e policisë.

Sipas njoftimit, i dyshuari me inicialet E.B ( M/K) i moshës 30 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’.

Exit mobile version