Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi është takuar në Bruksel me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi.
Varhelyi bëri të ditur se me Bislimin kanë folur për aplikimin e afërt të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Aplikimi i afërt i Kosovës për fillimin e procesit të anëtarësimit në BE ishte temë e takimit me Besnik Bislimin”, njoftoi Varhelyi.