UBT News

​Varhelyi sot viziton Kosovën

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, sot do ta vizitojë Kosovën. Ai pritet të takohet të takohet me krerët shtetërorë, si dhe me përfaqësuesit e opozitës.

Sipas njoftimit të presidencës, Varhelyi në ora 12:00 do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, derisa bëhet e ditur se pas takimit do të ketë konferencë për media.

“Këto takime do të jenë një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit, si dhe reformat kryesore, duke përfshirë fushën e reformës në drejtësi, tranzicionit energjetik dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kabineti i Varhelyit.

Është bërë e ditur po ashtu se komisioneri Varhelyi dhe ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, do të lansojnë Programin për Çështjet e Brendshme BE-Kosovë, me qëllim që të harmonizohen më tej veprimet e Kosovës në zbatimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar me standardet e BE-së.

Exit mobile version