UBT News

​Varhelyi: Serbia t’i përafrojë politikat me BE-në, përfshirë sanksionet kundër Rusisë

Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi duke prezantuar paketon e zgjerimit 2022, ka deklaruar se Serbia duhet të shtojë përpjekjet e saj në përafrimin me pozicionet e BE-së në politikën e jashtme, duke përfshirë deklaratat dhe sanksionet kundër Rusisë. Ai ka lavdëruar reformat që i ka bërë Serbia, por theksoi se ajo duhet të shtojë përpjekjet e saj në përafrimin me pozicionet e BE-së në politikën e jashtme.

“Në të njëjtën kohë, ne duhet të llogarisim te Serbia si një partner dhe aleat i sinqertë evropian, duke qëndruar me ne për vlerat, sigurinë dhe prosperitetin tonë. Në kontekstin aktual gjeopolitik është gjithashtu e qartë se Serbia duhet të shtojë përpjekjet e saj në përafrimin me pozicionet e BE-së në politikën e jashtme, duke përfshirë deklaratat dhe sanksionet kundër Rusisë”, tha ai.

Kurse sa i përket Malit të Zi, Varhelyi duke prezantuar raportin tha se prioritet për përparim të mëtejshëm të përgjithshëm në negociatat e anëtarësimit mbetet përmbushja e standardeve të përkohshme të sundimit të ligjit, siç thuhet në kapitujt 23 dhe 24.

“Për të arritur këtë moment historik, Mali i Zi duhet të intensifikojë përpjekjet e tij në trajtimin e çështjeve të pazgjidhura, duke përfshirë fushat kritike të lirisë së shprehjes, lirisë së medias, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne kemi bërë të njëjtin vlerësim edhe vitin e kaluar, por pikat e përmendura më lart mbeten një shqetësim i madh. Sigurimi i funksionalitetit dhe besueshmërisë së gjyqësorit përfshin emërimin e gjyqtarëve në të katër pozitat e lira në Gjykatën Kushtetuese, kjo sa për t’iu dhënë juve një shembull. Angazhimi politik, angazhimi i besueshëm, ndërtimi i konsensusit nga të gjithë akterët politikë, dhe një administratë funksionale për të realizuar agjendën e reformës së Malit të Zi në BE janë të një rëndësie thelbësore. Pozitivisht Mali i Zi vazhdoi të përafrohet plotësisht me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) së BE-së, duke demonstruar se është një partner i besueshëm”, tha ai.

Exit mobile version