Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi bisedoi sot me ministrin e Jashtëm gjerman, Heike Mass për Ballkanin Perëndimor.
“Ne shkëmbyem mendime mbi Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për të bërë përparim në procesin e zgjerimit të BE-së, duke përfshirë hapjen e negociatave të para-pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan Varhelyi në Twitter.