Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka dënuar fuqishëm sulmin kundër Policisë së Kosovës në Kosovë. Varhelyi ka shkruar në X, se dhuna duhet të ndalet menjëherë.
“I dërgoj ngushëllimet më të thella familjes së policit të Kosovës që vdiq sot në mëngjes dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Ne mbështesim punën e EULEX&KFOR-it në terren dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë”, ka deklaruar ai.