UBT News

​Ushtria e Ukrainës numëron dëmet që ia shkaktoi Rusisë

Ushtria e Ukrainës thotë se që nga fillimet e luftimeve e deri më sot, kanë vrarë rreth 150 mijë e 605 persona, si dhe ka shkatërruar 3 mijë e 397 tanke.

Sipas një njoftimi të ushtrisë, po ashtu bëhet e ditur se kanë shkatërruar 6 mijë e 658 makina të blinduara luftarake, 2 mijë e 398 sisteme të artilerisë, 247 sisteme të luftës kundërajrore dhe 300 aeroplanë.

Gjithashtu theksohet se që nga 24 shkurti i vitit 2022, ata kanë shkatërruar 288 helikopterë, 18 anije dhe 5 mijë e 264 pajisje të automobilave dhe autocisterna.

Exit mobile version