Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka nënshkruar marrëveshje me AstraZeneca për të siguruar për 85 vende 170 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga UNICEF-i thuhet se organizata dhe AstraZeneca arritën marrëveshje për furnizimin me vaksinat kundër COVID-19 në emër të programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar, UNICEF do të furnizohet nga AstraZeneca me 170 milionë doza të vaksinës për 85 vende.