Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka bërë të ditur sot se numri i njerëzve që janë larguar nga Ukraina që kur Rusia pushtoi atë vend ka kaluar pesë milionë.
Numri i ukrainasve që kanë ikur jashtë vendit që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt është tani 5 milionë e 10 mijë e 971, tha UNHCR.
Po ashtu thuhet se më shumë se 12 milionë njerëz u detyruan të lënë shtëpitë e tyre për shkak të luftës në Ukrainë.