Agjencia kulturore e OKB-së, UNESCO, thotë se do të ndihmojë Marokun të vlerësojë dëmet në vendet e trashëgimisë dhe të hartojë një strategji riparimi.
Qyteti i vjetër i Marrakeshit – i cili u prek rëndë nga tërmeti i së premtes – është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Kreu rajonal i UNESCO-s, Erik Falt, tha se është i nevojshëm një plan për rindërtimin e aseteve kulturore të dëmtuara, shkruan BBC.
Marrakesh është porta kryesore për turizmin në Marok. Qyteti pritej të priste 13 milionë vizitorë në vitin 2023 – po aq sa ishte në vitet para pandemisë Covid.
Të paktën 2 mijë e 12 njerëz u vranë dhe më shumë se kaq u plagosën pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Marokun, konfirmoi të shtunën Ministria e Brendshme e këtij vendi.