UBT News

​Ukraina shpalli dy kushte për përfundimin e luftës

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se janë dy kushte për përfundimin e luftës: që Rusia të braktisë planet e saj të pushtimit dhe të tërheqë trupat e saj nga toka ukrainase.

“Për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duhet të bëhen dy gjëra – mendësia në Kremlin duhet të ndryshojë dhe fuqitë si India mund të ndihmojnë në këtë drejtim”, tha ai.

“Moska duhet të braktisë planet e saj të luftës dhe të kalojë nga një luftë nxitëse në një mentalitet paqësor. Së dyti, Rusia duhet të tërheqë forcat e saj nga i gjithë territori i Ukrainës”, shtoi ai për kanalin e lajmeve NDTV të Indisë.

Exit mobile version