Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës publikoi sot të dhëna të reja mbi humbjet e vlerësuara ushtarake ruse që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.
Që nga fillimi i luftës, 43 mijë e 750 ushtarë rusë kanë vdekur, që është 200 më shumë se dje, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
U shkatërruan 1 mijë e 876 tanke, 4 mijë e 141 automjete luftarake të armatosura, 985 sisteme artilerie, 261 MLRS, 136 sisteme luftarake kundërajrore.
Ukraina pretendon gjithashtu se 233 avionë dhe 195 helikopterë janë shkatërruar.
Forcat e Armatosura të Ukrainës deklarojnë se trupat ruse pësuan humbjet më të mëdha dje në drejtim të Donetsk.