UBT News

​Ukraina ka të drejtë të mbrohet duke sulmuar Rusinë, thotë ndihmësi i presidentit

Ndihmësi i presidentit ukrainas thotë se bota e njeh se vendi i tij ka të drejtë të mbrohet duke kryer sulme ndaj bazave dhe depove ushtarake ruse.

“Rusia ka sulmuar dhe (po) vret civilët. Ukraina do të mbrohet në çdo mënyrë, duke përfshirë goditjet në magazinat dhe bazat e vrasësve. Bota e njeh këtë të drejtë”, shkroi Mykhailo Podolyak në Twitter.

Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët në atë që e quan operacionin e saj “ushtarak special” në Ukrainë.

Më herët, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova paralajmëroi Perëndimin kundër inkurajimit të Ukrainës për të sulmuar brenda territorit rus.

“Provokimi” i mëtejshëm do të përballej me një “përgjigje të ashpër”, tha ajo.

Exit mobile version