UBT News

​Uji në Prishtinë e disa komuna aktualisht nuk është për pije

Në një njoftim nga KRU ”Prishtina” thuhet se si pasojë e reshjeve të shiut, uji është turbulluar.

Si shkak i reshjeve të dendura atmosferike në afërsi dhe rreth liqenit të Ujmanit kemi ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit, thuhet në njoftim.

“Për shkak të gjendjes alarmante me vërshime dhe turbullirë të ujit në kanalin e Ibër Lepencit, përveç Fushë Kosovës, Drenasit, Zonës Industriale dhe lagjes Kalabria në Prishtinë, çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë sot do të kenë edhe : lagjja “ Kodra e Trimave” dhe të gjitha zonat që furnizohen me ujë nga rezervuari i Mirëditës si : lagjja e Muhaxhirëve, lagjja Dodona, Taslixhe, Aktash, Bregu i Diellit dhe të gjitha zonat e Matit”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Për shkak të gjendjes alarmante me vërshime dhe turbullirë të ujit në kanalin e Ibër Lepencit, përveç Fushë Kosovës, Drenasit, Zonës Industriale dhe lagjes Kalabria në Prishtinë, çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë sot do të kenë edhe: lagjja “ Kodra e Trimave” dhe të gjitha zonat që furnizohen me ujë nga rezervuari i Mirëditës si: lagjja e Muhaxhirëve, lagjja Dodona, Taslixhe, Aktash, Bregu i Diellit dhe të gjitha zonat e Matit.

Exit mobile version