Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër nga kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, si përgjigje në urimin e dërguar me rastin e emërimit të saj.
Truss ka falënderuar Kurtin për letër urimin e dërguar më 6 shtator, si dhe për ngushëllimet pas ndarjes nga jeta të Madhërisë së saj të ndjerë, Mbretëreshës Elizabetë II. Ajo po ashtu ka shprehur kënaqësinë për dy takimet me kryeministrin Kurti gjatë këtij viti, kur ishte sekretare e Jashtme.
“Britania e Madhe dhe Kosova janë qartazi në një linjë në shumë fusha dhe ka mundësi të mëdha që dy vendet tona të punojnë së bashku edhe për më së afërmi”, ka shkruar kryeministrja Truss.
“Britania e Madhe ishte krenare për ndihmën dhënë Kosovës në sigurimin e pavarësisë së saj, dhe që ishte vendi i parë që njohu formalisht pavarësinë e saj në vitin 2008”, ka shkruar më tej ajo.
“Do të vazhdojë ta përcjellë Kosovën me interes të madh ndërsa ecni përpara me procesin tuaj të reformës”, ka theksuar kryeministrja Truss në përmbyllje të letrës.