Trupi i pajetë i 28-vjeçarit Artan Zymberi, i cili u raportua i vdekur në burgun e Sremska Mitrovica në Serbi, mëngjesin e së enjtes i është dorëzuar organeve kompetente të shtetit norvegjez për të iu bërë autopsia.
Lajmin e ka konfirmuar, Nagip Zuberi, xhaxhai i të riut, Artan Zymberi. Ai tha se trupin e kanë dorëzuar familjarët për autopsi në Norvegji, dhe siç tha ai janë në pritje të rezultatit.
“Po sot në mëngjes e kanë dorëzu trupin e pajetë të Artan Zymberit, tek organet kompetente të Norvegjisë, për t’ia bërë autopsinë”, ka thënë xhaxhai i Artanit, Nagip Zuberi.
Artan Zymberi nga Peja është me nënshtetësi norvegjeze dhe ka ndërruar jetë në burgun e Sremska Mitrovica në Serbi./Telegrafi