UBT News

​Trump akuzohet për shumë komplote e sulmin ndaj Kapitolit

Paneli i Kongresit, i cili është duke e hetuar sulmin e 6 janarit të vitit të kaluar ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka akuzuar ish-presidentin Donald Trump për komplote të shumta, për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet që ishin mbajtur tre muaj para sulmit. Paneli ka publikuar raportin e tij përfundimtar prej 845 faqesh mbi sulmin. Raporti i vë fajin ish-presidentit për sulmin e Kongresit më 6 janar të vitit 2021.

Ai rekomandon gjithashtu që në të ardhmen Trumpi të përjashtohet nga funksioni publik. Trumpi nuk bashkëpunoi me panelin dhe raportin përfundimtar e quajti “gjueti shtrigash”.

Gjatë 18 muajve, Paneli mbajti dhjetë dëgjime publike dhe intervistoi më shumë se 1 mijë dëshmitarë, përfshirë zyrtarë të administratës Trump, anëtarë të familjes Trump, policë të Kapitolit, protestues, anëtarë të Policisë dhe shumë të tjerë.

Exit mobile version