UBT News

​Tri vjet nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliut

Sot mbushen tri vjet që kur u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare, Jonuz Musliu, kontributi i të cilit në UÇK, TMK, UÇPMB, e më pas në politikë ka qenë i pazëvendësueshëm.

Musliu vdiq më 18 janar 2018, në moshën 58-vjeçare. Ishte kryetar i kuvendit të komunës së Bujanocit dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

I lindur në vitin 1959, Musliu ishte i burgosur politik, ndërsa ka drejtuar Këshillin Politik të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, një formacion i kryengritësve shqiptarë që luftonin liri në Luginë.

Pas përfundimit të konfliktit, në pranverën e vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar, Musliu themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe u përfshi në jetën politike në Luginën e Preshevës.

Exit mobile version