UBT News

​Tri vjet burg për grabitje

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit K.A., i akuzuar sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

I akuzuari K.A. është shpallur fajtor dhe dënuar me tri vjet burg për veprën penale grabitje, si dhe dënim me gjobë prej 1 mijë e 200 eurosh.

Gjykata me aktvendim të veçantë të akuzuarit K.A, i ka vazhduar masën e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.  

Exit mobile version