UBT News

​Tri raste të dhunës në familje vetëm për 24 orë në Gjakovë

Tri raste të dhunës në familje janë inicuar gjatë 24 orëve të fundit në Gjakovë. Në rastin e parë një burrë ka rrahur gruan. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi ka pësuar lëndime. Sipas policisë, i dyshuari vuan nga sëmundjet mentale, i cili po ashtu ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Edhe në rastin e dytë është arrestuar një burrë pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rastin e tretëë shtë arrestuar një burrë pasi ka rrahur prindin e tij. I dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rastet janë inicuar si dhunë në familje.

Exit mobile version