Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 1 mijë e 853 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërsa tre persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 840 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive është 10 mijë e 830.
Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 127 doza të vaksinës kundër COVID-19.