UBT News

​Tre të shëruar nga COVID-19 sot në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nuk u regjistrua asnjë rast i ri me koronavirus nga gjithsej 56 testime.

Tre persona janë shëruar gjatë kësaj periudhe kohore, ndërsa numri i rasteve aktive është gjashtë.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 14 persona. Me dozën e parë janë gjithsej 904 mijë e 451 të vaksinuar, me dozën e dytë 824 mijë e 891, me dozën e tretë 105 mijë e 367, ndërsa me dozën e katërt 1 mijë e 858 persona.

Exit mobile version